Rregullat e Aplikimit

KONTRATA E MARRËVESHJES

Me këtë Kontratë:

1.Agjencia “Bashkohu” me seli në Prishtinë –  Rruga Bulevardi Bill Klinton, M9 II/1 – mbi pllato

lidh kontratë marrveshje me personin ________________________

2. Marrveshja e kësaj kontrate ka të bëjë me rolin tonë si ndërmjetësues në mes palëve të pamartuara.

Ne si Agjension përkujdesemi që përmes një periudhe kohore 1 vjeçare të arrijmë të bashkojmë kërkesat e palëve që kanë aplikuar dhe i kanë besuar agjensionit tonë.

3.  Për të aplikuar tek ne, mjafton që të dhënat e juaja ti dërgoni, të vini ose thërrisni agjensionin, pastaj bëni pagesën e aplikimit prej 50 Euro dhe ne do të kujdesemi për ju në maksimum që të realizojmë kërkesat e juaja.

4. Në qoftë se palët dakordohen me pajtimin e familjes së tyre dhe agjensionit tonë dhe qiftet kurorëzohen me martesë apo fejesë atëherë palët e martuara kanë obligim që ta shpërblejnë agjensionin tonë me 500 Euro shtesë, pra e gjithë kjo pasi të realizohet ndërmjetësimi.

5. Në asnjë çast Agjensioni nuk do të shkel të drejtat e palëve apo ti shpërndajë kërkesat e klientëve, ato do të jenë interne dhe askush nuk mund ti shoh pa lejen e aplikuesit/aplikuesës.

6. Agjensioni me zyrën, njerëzit dhe lidhjet e saja do të shikoj çdo mundësi për ju, brenda dhe  jashtë vendit pa ju harruar.

7. Agjensioni nuk merr përsipër asgjë pas martesës, qëllimi ynë është vetëm bashkimi dhe deri aty përfundon pjesa jonë, menaxhimi i jetës suaj private është veçse i juaji.

8.Agjensioni ka një zyrë, një emër dhe nuk ka fshehtësi, mashtrim apo parregullsi në punën e saj, ju jeni çdoherë të mirëseardhur tek ne, për të parë mundin dhe shqyrtimin e dosjes suaj nga agjensioni ynë.

9. Ne figurojmë dhe onlinë ku mund të na shkruani në oraret e cekura, kjo vlenë për mergimtarët që nuk mund të vijnë në zyrë për të parashtruar kërkesen.

10. Për ndërprerje të kontratës dhe nëse nuk doni të vazhdoni me ne, ju lutem të na njoftoni me kohë dhe ne do e shkëpusim sikur ajo të mos ketë egzistuar më herët.

11. Pas një viti nëse Agjensioni ynë nuk ju ka gjetur personin sipas kërkesave tuaja të parashtruara, atëherë ju duhet ta vazhdoni dhe për një vit nëse e keni pëlqyer punën tonë.

12. Nëse këto pika ju duken adekuate dhe mendoni se duhet bashkëpunuar atëherë mund ta nënshkruani marrëveshjen.

           Aplikuesi/sja                                                     Agjensioni Martesor “BASHKOHU”

          ________________                                                                     ______________